Monday, April 20, 2026
Ballina Aktualitet “Rilindas boll vodhët”, Vasili reagon pas rritjes së çmimit të naftës me...

“Rilindas boll vodhët”, Vasili reagon pas rritjes së çmimit të naftës me 22 lekë: Heqja e taksave, e vetmja mbrojtje për qytetarët

0
36

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës me 22 lekë ditën e sotme nga Bordi i Transparencës. Vasili i ka bërë thirrje qeverisë që të votojë projektligjin për heqjen  e taksave për naftën pasi sipas tij kjo ëhstë “mbrotja e vetme për qytetarët”.

Postimi i plotë: 

Rilindas boll vodhët, votoni Projektligjn tone per heqjen e taksave naftes, si mbrojtja e vetme per qytetaret!

Çmimi i naftes arrin ne nivelin trondites 245 lek per liter.

Rritja e menjehershme 22 lek per liter.

Ndersa ne Maqedoni sot çmimi i Naftes eshte 185 lek pra plot 60 lek me pak se ne Shqiperi.

Ne Kuvendin e Shqiperise, qe ne 9 mars, plot 7 muaj me pare, si deputet i Partise se Lirise kam depozituar Projektligjin, qe pezullon Taksen e Qarkullimit dhe te Karbonit dhe sjell uljen e cmimit te naftes.

Por maxhoranca e hajduteve ne Kuvend e ka bllokuar shqyrtimin e tij per llogari te vjedhjes dyfishe per vete dhe per oligarket e Naftes.

Maxhoranca e hajduteve grumbullon para’ me rritjen e cmimit te naftes nga gjaku dhe djersa e shqiptareve dhe i shpenzon per vjedhjet me tendera rrugesh, me instalacionet e Rames ne kryeministri, per propagande ne media, per shpenzime kozmetike, per krevate dopio neper zyra etj turpe korruptive.

Çdo dite qe kalon thellon ne menyre galopante vjedhjen e qytetateve me cmimin e Naftes.

Rilindas boll vodhët!

Miratoni Projekligjin e Partise se Lirise per pezullimin e taksave per Naftes dhe ulni cmimin.

Ja ku e keni Projektligjin votojeni boll i grabitet njerezit e thjeshte.

Zjarr Tv Ad