Rindërtimi, Yuri Kim dhe Luigi Soreca në Kryeministri

0
141

Mëngjesin e të martës, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ambasadori i BE Luigi Soreca si dhe ambasadorë të tjerë, kanë zhvilluar një takim në Kryeministri. Sipas burimeve të gazetares së Ora Neës, Fjorela Beleshi raporton se qëllimi i takimit lidhet me rindërtimin.

Ambasdorët mësohet se kanë pasur takim me Komisionin Shtetëror të Rindërtimit. Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me atë që është diskutuar për rindërtimin.

Kujtojmë se Bashkimi Europian, shtetet anëtare të tij, SHBA dhe disa banka ndërkombëtare do të jenë ndër donatorët kryesorë të Shqipërisë për rindërtimin nga tërmeti.

Shuma e premtuar në konferencën e rindërtimit arriti vlerën e 1.15 miliard dollarëve, ndërsa tashmë pritet se si dhe sa para do të tërheq Shqipëria nga këto për procesin e rindërtimit.

Zjarr Tv Ad