Rreziku nga kriza politike, Tafaj: Nëse vazhdon kjo situatë rrezik për luftë civile

0
29

 

“Shoqata Tirana” mblodhi në një tryezë figura të shquara të vendit  për të diskutuar për situatën politike në vend. Kryetari I shoqatës Arben Tafaj u shpreh se tashmë është koha që njerëzit e mendjes të ofrojnë zgjidhje për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Sipas Tafaj vendi ynë është në prag të një lufte civile.

Personalitet të vendit në kulturë ekonomi dhe histori duhet të japin një zgjidhje për situatën politike që ka përfshirë Shqipërinë.

Shoqata Tirana ka organizuar një tryezë me figura të shquara  për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme një fakt ky që deri më sot nuk ka funksionuar.

Arben Tafaj, Kryetar i shoqatës TiranaDialogu bëhet në rrugë, qeveria bën monolog për sukseset e saj dhe administron vetëm rrjetet sociale dhe mediat e blera. Mjedisi kombëtar është jashtë kontrollit dhe larg interesit shtetëror për zhvillim.

Arben Tafaj u shpreh se nëse një situatë e tillë vijon vendi rrezikon të përfshihet në një luftë civile.

Arben Tafaj, Kryetar i shoqatës TiranaLexuar me sytë e konstitucionalistit ne jemi sot në një diktaturë ekzekutive. Republika ka rënë. Me një trup politike në rrugë më e pakta që mund të pritet është shpërthimi i një konflikti civil, me motive që nuk kanë nevojë për frymëzime të jashtme. Në 1997 turma e bulevardit të Vlorës ishte me e vogël sesa ajo e protestave në Tiranë.

Në përfundim të këtij aktiviteti Shioqata Tirana do të paraqesë një terësi masash dhe një plan veprimi për zgjidhjen e krizës.

 

 

Zjarr Tv Ad