Monday, April 27, 2026
Ballina Aktualitet Rusia regjistron 102 vdekje në 24 orë! Ukraina vendos rekord ditor rastesh...

Rusia regjistron 102 vdekje në 24 orë! Ukraina vendos rekord ditor rastesh të reja infeksioni

0
12

Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 5,504 raste të reja me Covid-19 dhe 102 persona kanë vdekur nga sëmundja.

Qendra kombëtare e operacioneve antikoronavirus raporton se numri i përgjithshëm i personave të identifikuar pozitivë është rritur në 1,051,874 kurse totali i viktimavë ka shkuar në 18,365.

Rastet e Covid-19 vazhdojnë të rriten në Ukrainë.

Në 24 orët e fundit ka patur 3.144 infeksione të reja, numri më i lartë i raportuar në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

Rastet e konstatuara deri më tani në ish-republikën Sovjetike janë gjithsej 148.756.

Sipas të dhënave zyrtare, vdekjet e shkaktuara nga virusi Sars-Cov-2 janë gjithsej 3,076, nga të cilat 53 gjatë ditës së fundit.

Zjarr Tv Ad