Sali Berisha i jep Ilir Metës 3 deputetë për të formuar grupin parlamentar. Ja përfitimet që do ketë PL në Kuvend

0
152

Sali Berisha ka vendosur ë t’i dhuroi Ilir Metës 3 deputetë hua për të krijuar një grup parlamentar. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

“Ne kemi renë dakord që në rast se forca jonë politike nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar atëherë do marrim tre deputet nga Partia Demokratike në mënyrë që te jemi gjithashtu një zë i rëndësishëm në Kuvendin e ri. Të jeni të sigurt që zëri i zotit Meta do dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e ri në çdo seancë dhe në çdo mbledhje të komisioneve parlamentare”, konfirmoi në një intervistë për Top Channel, Blushi.

Pasja e një grupi kuvendor do të thotë benefite qoftë në minutazhin e debatit në Kuvend, por edhe në zyra dhe staf të cilat do të jenë bonus politik në aksionin parlamentar të partisë së Ilir Metës, i cili do koordinojë betejën e të tijve nga burgu.

Në prag të legjislaturës së re Sali Berisha është ende i paqartë për rrugën në të cilën do të ecë Partia Demokratike.

“Në ditët që vijnë, do të mblidhen forumet dhe do të marrin vendimet përkatëse”, paralajmëroi, kreu i PD-së, Sali  Berisha kur u pyet se çfarë do të ndodhë me mandatet e opozitës në Parlament.

“E vetmja rruge që duhet të ndjekë opozita është asnjë hap pas. Këtu i referohem betejës e Stalingradit. Nuk do ketë nga Partia e Lirisë bojkot apo dorëzim mandatesh sepse ky eksperiment i kryer rezultoi tradhti jo vetëm ndaj opozitës dhe vendit. Sigurisht do ketë protesta dhe sigurisht do ketë aksion të fortë politik”, deklaroi Blushi për Top Channel.

Për të krijuar një grup parlamentar duhen së paku 7 deputetë, ku gazetarja e Top Channel Elda Menga ka mësuar se demokratët janë të gatshëm që të njëjtën praktikë ta ndjekin edhe me aleatët e tjerë për të marrë bonuset që jep rregullorja e Kuvendit ku deputetët e Partisë Demokratike do të transferohen drejt aleatëve të tjerë që Sali Berisha i strehoi në listë si Mediu, Dule dhe deputeti i Dukës, duke bërë që në legjislaturën e re opozita të ketë më së paku tre grupe parlamentare.

Zjarr Tv Ad