Friday, April 24, 2026
Ballina Aktualitet Sali Berisha sot në Shkodër, prezanton Bardh Spahinë si kandidat të “Shtëpisë...

Sali Berisha sot në Shkodër, prezanton Bardh Spahinë si kandidat të “Shtëpisë së Lirisë”

0
47

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë pasditen e sotme në Shkodër, për të prezantuar Bardh Spahinë si kandidat të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, për bashkinë më të madhe në veri të vendit.

Bardh Spahia ka qenë dhe deputet i PD, ndërsa në primaret e Grupit të Rithemelimit mori besimin e mbështetësve të Berishës për garën për kryebashkiak të Shkodrës, mes 5 kandidatëve të tjerë.

“Sot, ditën e shtunë, më datë 12 shkurt, ora 15:00, në pedonalen pranë Bashkisë së Shkodrës prezantojmë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër, Z. Bardh Spahia. Ftoj të gjithë  qytetaret e Shkodrës të marrin pjesë”, shkruan Berisha në Facebook.

Zjarr Tv Ad