Tuesday, August 25, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Sali Berisha takim 90 minuta me Ilir Metën, zbulohet çfarë është diskutuar

Sali Berisha takim 90 minuta me Ilir Metën, zbulohet çfarë është diskutuar

0
277

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë zhvilluar një takim. Gazetari i Panorama, Mariglen Kume raporton se dy liderët opozitarë janë takuar dy ditë më parë, ndërsa tema e diskutimit ka qenë aksioni opozitar mes dy partive.

Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë shprehur edhe publikisht që aksioni opozitar kundër qeverise dhe kryeministrit Rama do te jete e perbashket.

Nderkohe kur na ndajnë edhe 5 ditë nga sesioni i ri parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur sot  kryesinë e PD-së për të diskutuar në lidhje me sesionin e ri parlamentar.

Ndërkohë kur pritet që për pak muaj PD-ja të nisë primaret për zgjedhjet lokale, sot do të caktohen edhe grupet e punës që do të shpërndahen nëpër zona për të organizuar strukturat e Partisë Demokratike. Gjithashtu, një tjetër vendim që pritet të merret sot në mbledhjen e kryesisë së PD-së është edhe miratim i departamenteve pranë PDSHsë sipas senatorëve përkatës.

Zjarr Tv Ad