Deputeti demokrat Ervin Salianji bën thirrje për bashkimin e Partisë Demokratike.
Në një postim në Facebook, Salianji kujton tre prioritetet absolute të PD në këto momente:
bashkimi i partisë, Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale.
Ndër të tjera ai thotë se “nuk e kupton logjiken nëse duhet të konsultohen me Ramën, ndërkohë që nuk ulen me njëri-tjetrin për të zgjidhur situatën brenda PD-së.”
Postimi i Ervin Salianjit:
Se kuptoj dot këtë logjikën; diskutohet a duhet të ulemi me Ramën ndêrkohë që nuk ulemi me njëri tjetrin prej kohësh!
Diskutojmë për presidentin që Rama e ka fut në zarf dhe shprehet se i ka votat ndërkohë që ka tre muaj që për fat të keq Partia Demokratike nuk diskuton dhe as dërgon emrat në Parlament duke mbajtur bllokuar ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformen Zgjedhore dhe Territoriale, dy prioritete te opozitës që prej tre muajsh janë miratuar në Kuvend por po bllokohen nga “neglizhenca”
A mendoni dhe ju se bashkimi i demokratëve, reforma zgjedhore dhe territoriale janë prioritete absolute për Partinë Demokratike?




