Salianji: Menaxhimi i krizës bëhet vetëm në media, në terren gjendja është katastrofike

0
26

sh deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas situatës së krijuar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Në një mesazh në Facebook ai shkruan se ‘menaxhimi i krizës bëhet vetëm në media, në terren gjendja është katastrofike!’. Sipas tij. ‘në Durrës drama e familjeve vazhdon, kanë humbur pronën dhe jetojnë jashtë banesave të tyre, tani po humbin edhe shpresën!’

Ja postimi  i plotë:

Rama po shfrytëzon tragjedinë e tërmetit për show mediatik, qytetarët të braktisur totalisht dhe me asnjë ndihmë nga qeveria. Sot nuk kanë as sigurinë që një ditë do të shpërblehen! 

Menaxhimi i krizës bëhet vetëm në media, në terren gjendja është katastrofike!

Në Durrës drama e familjeve vazhdon, kanë humbur pronën dhe jetojnë jashtë banesave të tyre, tani po humbin edhe shpresën!

Prej ditësh grupet e kontrollit që vijnë rrotull nuk bëjnë asnje konstatim për dëmet! 

Familjet nuk kanë marrë as para dhe as garanci për dramën e tyre ndërkohë që presin çdo ditë poshtë shtëpive me syte nga Zoti se dikush do ju lehtësojë traumën dhe zevendesoje pronat!

Zjarr Tv Ad