Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur pak momente më parë në Sheshin Skënderbej. Para takimit dy palësh me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit i është ulur në gjunjë homologes italiane. Më pas ka pasur përqafime në tapetin e kuq.
Kryeministri Rama po ju jep mirëseardhsjen liderëve të pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian. Tema e diskutimit të samitit do të jetë “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët” dhe është strukturuar në 3 tryeza të rrumbullakëta me tematika të ndryshme.




