Presidenti serb Aleksadër Vuçiç, është shprehur qartë dhe shkurt se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Ai është shprehur në një intervistë për “Financial Time” se Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.
“Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të Ukrainës” tha Vuçiç.
“Serbia është një vend kandidat për anëtarësim në BE, ka prej kohësh lidhje të forta politike, ekonomike dhe të sigurisë me Rusinë, e cila furnizon gazin dhe mbështet refuzimin e Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës” shkruan Financial Times.
Kujtojmë që dy ditë më parë, sekretarët amerikanë i dhanë ultimatum Serbisë që t’i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë, gjë që Vuçiç e ka refuzuar edhe një herë tjetër.




