Një sasi prej 59 kg marijuanë është sekuestruar në një kamion në Igumenicë. Ngjarja ndodhi gajtë mesnatës të së hënës, teksa oficerët e patrullës së Paramithisë, pikasën një kamion me targa të huaja të parkuara në anë të rrugës.
Ne vendin e shoferit ndodhej një shtetas grek, i cili kishte ndërruar jetë. Kamioni në pamje të parë transportonte mallra drejt Athinës. Pas kontrollit të ushtruar me qentë anti-drogë në kamion u gjet një sasi prej 59 kilogramësh lënde narkotike.
Policia greke ka arritur të kapë një shtetas grek, i cili në bashkëpunim me një tjetër person në kërkim dhe dy të panjohur, të cilët tentuan të hyjnë në kamionin me qëllim marrjen e drogës. Gjithashtu bëhet me dije se është sekuestruar dhe një automjet dhe një sasi parash prej 2100 euro të cilat dyshohet se u përkasin autorëve.




