Saturday, August 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Senatorja amerikane vjen në Tiranë, takohet me Begajn, Ramën dhe përfaqësues të...

Senatorja amerikane vjen në Tiranë, takohet me Begajn, Ramën dhe përfaqësues të opozitës

0
31

Jeanne Shaheen, seantore e New Hampshire në SHBA, ka ardhur sot për një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe është takuar krerët e shtetit dhe përfaqësues të opozitës. Në fotot e shpërndara, shihet se Shaheen është takuar me Begajn dhe Rama.

Po ashtu, senatorja amerikane u takua gjithashtu edhe me disa prej shumë të avakuuarve afganë që Shqipëria mirëpriti.

“Senatorja e New Hampshire në Shtetet e Bashkuara Jeanne Shaheen vizitoi Shqipërinë sot për të ndërvepruar me zyrtarë shqiptarë dhe për t’u takuar me të evakuuarit afganë. Senatorja Shaheen u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, si dhe një sërë përfaqësuesish nga qeveria dhe opozita.

Ajo u takua gjithashtu edhe me disa prej shumë të avakuuarve afganë që Shqipëria mirëpriti bujarisht.

E zgjedhur në Senat në 2009, Senatorja Shaheen është anëtare e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ku shërben si Kryetare e Nënkomitetit për Europën, si dhe në Komitetet e Senatit për Shërbimet Ushatarake, Përvetësëimet, Biznesin e Vogël dhe Sipërmarrjen, si dhe në Komisionin e Përzgjedhur për Etikën”, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.

Zjarr Tv Ad