Tuesday, August 25, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Serbia kundër dhunës”, mijëra qytetarë në protestë në Beograd, kërkojnë dorëheqjen e...

“Serbia kundër dhunës”, mijëra qytetarë në protestë në Beograd, kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

0
71

Një muaj pas të shtënave në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, ku humbën jetën disa nxënës, është ngritur një tjetër protestë në rrugët e Beogradit.

Dhjetëra mijëra pjesëmarrës u mblodhën para Dhomës së Asamblesë Kombëtare në qendër të kryeqytetit serb ku kanë mbajtur fjalën disa persona me ndikim në Serbi.

Kjo është protesta e 5-të që mbahet në Beograt nën sloganin “Serbia kundër dhunës”. Qytetarët të indinjuar në një zë kanë kërkuar edhe dorqëheqjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Kujtojmë që këto protesta vijnë pas dy ngjarjeve të rënda të shënuara në Serbi, e para në një shkollë ku një nxënës i mitur hapi zjarr në shkollë duke vrarë 9 persona. Pak ditë më pas një tjetër masakër u shënua në Serbi ku një 21-vjeçar vrau me automatik 8 persona dhe plagosi 10 të tjerë.

Zjarr Tv Ad