Shembet asfalt në rrugën Berat-Sinjë për shkak të reshjeve, Bashkia thirrje qytetarëve: Kufizoni lëvizjet deri sa situata të përmirësohet

0
55

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar problematika.

Bëhet me dije se për shkak të reshjeve intensive rruga e asfaltuar Berat-Sinjë ka pësuar dëmtim të theksuar të asfaltit.

Asfalti është prishur rreth 3 km në hyrje të fshatit Sinjë. Për shkak të reshjeve dhe errësirës mbrëmë nuk është bërë asnjë ndërhyrje, por janë vendosur disa statistika që paralajmërojnë rrezikun.

Në lidhje me situatën ka reaguar edhe Bashkia e Beratit, ku ka bërë thirrje që të shmanget lëvizja deri sa të përmirësohet situata.

Njoftimi i Bashkisë Berat:

Vazhdojmë konsolidimin e grupeve të terrenit për perballimin e situates së krijuar nga intensiteti i lartë i rreshjeve. Grupet e punës janë në terren në mënyrë që të parandaloj problematiket e krijuara.

Ju sugjerojmë të kufizoni lëvizjet deri sa situata të përmirësohet. Lëvizjet në drejtim të fshatit Sinjë të kufizohen si rrjedhojë e reshjeve të shumta deri në përmirësimin e rrëshkitjeve të rrugës kryesore.

Strukturat e emergjencave në Bashkinë Berat do të vazhdojnë intensivisht proçesin e kontrollit raportimit dhe ndërhyrjeve në gjithë qytetin.

Tashmë të kalueshme rrugët për në fshatrat Karkanjoz,Bogdan,Qafë Dardhë

Zjarr Tv Ad