Saturday, April 11, 2026
Ballina Aktualitet Sherr mes ‘gangsteres’ së Bilishtit dhe të riut që iu dogj makina,...

Sherr mes ‘gangsteres’ së Bilishtit dhe të riut që iu dogj makina, pezullohet për tre ditë nga detyra shefi i krimeve! Familjarët e akuzojnë se mbronte Deizi Arapin

0
79

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Devollit është vënë nën hetim nga policia për akuzën e veprimeve arbitrare në lidhje me konfliktin mes Deizi Arapit e njohur ndryshe si ‘Gangsterja e Bilishtit’ dhe të riut Marsel Buçi.

Mbrëmjen e djeshme këta dy të fundit janë shoqëruar në komisariat pas konfliktit të nisur pas djegies së makinës së Marsel Buçit.

Familjarët e të riut kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati pasi ai pretendon se shefi i Krimeve e ka goditur në zyrë.

Mësohet se në lidhje me këtë rast është bërë ankesë pranë Agjencisë së Mbrojtjes Policore. Aktualisht shefi i krimeve ëshhtë pezulluar për tre ditë nga detyra deri në përfundim të nisur nga AMP nëse ka apo jo shkelje nga ana e tij.

Zjarr Tv Ad