Një sherr është shënuar pasditën e sotme në lagjen “5 Maji” në Tiranë, mes dy të miturve.
Bëhet me dije se pas një sherri të miturit janë konfrontuar me njëri- tjetrin. Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.
Informacion paraprak
Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç.
Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




