Gjyqi që duhej të mbahej sot për sheshin “Veliera” ne Durrës është është shtyrë sërish për të 11-tën herë.
Kësaj here shkak i shtyres kanë qënë palët, të cilat kanë kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar vërejtjet.
Dhe kështu që nga ana e Gjykatës së Durrësit është vendosur që në datën 6 shkurt të zhvillohet seanca e radhës.
Sheshi Veliera prej një viti qëndron i papërfunduar pasi sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, një pjesë e këmbës së Velierës bie në zonën arkeologjike A ku kanë dalë rrënojat e shekullit 17-të.



