Me anë të një statusi në Facebook, Basha tha se kryeministri po përpiqet të shesë dështimet si suksese pasi është tepër vonë në krahasim me vendet e tjera.
Sa i përket vizitës në Nju Jork, për të cilin Rama tha se “shopping mbaroi me sukses”, duke iu referuar marrëveshjes për vaksinat, Basha u shpreh se në fakt shkoi për të blerë këpucë të reja.
Lulzim Basha: Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish.




