Monday, June 15, 2026
Ballina Aktualitet Shkatërrohet gjatë natës busti i Mit’hat Frashërit pranë Liqenit Artificial

Shkatërrohet gjatë natës busti i Mit’hat Frashërit pranë Liqenit Artificial

0
87

Shkatërrohet gjatë natës busti i Mit’hat Frashërit i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Busti është shkulur nga vendi dhe është rrëzuar në tokë, teksa janë thyer dhe pllakat e mermerit.

Vepër e skulptorit Agim Rada, busti u vendos pranë Liqenit Artificial në tetor të vitit 2018.

Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar, një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”.

<img fetchpriority="high" decoding="async" class="alignnone size-medium wp-image-307195" src="https://zjarr.tv/wp-content/uploads/2022/12/Busti-Mithat-Frasheri-1-225x300.jpg" alt="" width="225" height="300" <img fetchpriority="high" decoding="async" class="alignnone size-medium wp-image-307196" src="https://zjarr.tv/wp-content/uploads/2022/12/Busti-Mithat-Frasheri-3-300x225.jpg" alt="" width="300" height="225"

Zjarr Tv Ad