Sunday, April 12, 2026
Ballina Aktualitet Shoferi pëson arrest kardiak në timon, humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën...

Shoferi pëson arrest kardiak në timon, humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike në Lushnjë

0
249

Një shofer 48 vjeçar ka ndërruar jetë në Lushnjë, pasi ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që ishte në timon. Ai ka humbur për rrjedhojë kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe dhe shtetasi me inicialet E. Ll ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.

48-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad