Wednesday, August 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Shpërthen në flakë apartamenti në Kamëz, nga zjarri dëmtohen dhe apartamentet e...

Shpërthen në flakë apartamenti në Kamëz, nga zjarri dëmtohen dhe apartamentet e tjera të pallatit

0
130
Zjarr Televizion Adccccc

Një apartament ka shpërthyer në flakë në Kamëz. Policia njofton se zjarri ka rënë në katin e pestë të një pallati dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 11:25, në Kamzë, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati. Sherbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale, pasi është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve. Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Siç shihet nga foto, për shkak të materialeve që kanë marrë flakë dhe bien nga apartamenti në katin e pestë të pallatit, janë dëmtuar dhe apartamentet e tjera poshtë tij.

Zjarr Tv Ad