Shpërthim me eksploziv në banesën e Xhelal Mziut në Kamëz, deputeti: Nuk kam asnjë konflikt

0
47

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Kamëz pak pas mesnatës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, në murin rrethues të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në rrugën “Arjan Sala”.

Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka dhënë dëshminë e tij për hetuesit në lidhje me shpërthimin e ndodhur pas mesnatës në banesën e tij në Kamëz.

Mziu është shprehur se nuk ka asnjë konflikt personal dhe nuk dyshon tek asnjë person konkret që mund të qëndrojë pas ngjarjes.

Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti dhe bashkëshortja e tij. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja është një mesazh, pasi sasia e lëndës plasëse ka qenë relativisht e vogël dhe është vendosur në pjesën e sipërme të murit rrethues të banesës.

Zjarr Tv Ad