Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media të mbajtur paraditen e sotme, u ndal tek siguria rrugore dhe rritja e aksidenteve gjatë ditëve të fundit që kulmoi me vdekjen e 4 anëtarëve të familjes Gushi, në aksidentin e Vlorës.
Ministri zgjodhi të fliste me gjuhën e shifrave, duke e cilësuar 6 mujorin e parë të 2021-shit si 6-mujorin më të mirë që prej vitit 2015-ës, në raport me numrin e aksidenteve dhe numrin e personave që kanë ndërruar jetë.
“Këto janë statistikat e 6-mujorit të parë të çdo viti duke filluar që nga viti 2015 deri në 2021-shin, me përjashtim të 2020 që kishim një gjysëm “lockdown-i” gjatë peruiudhës prill-maj.
2021 është viti më i mirë për sa i përket statistikave.
Nëse në 2016 ka patur 928 aksidente në 2021 ka 627 aksidente. Në 2016 ka pasur 130 humbje jete në 6 mujorin e parë, në 6 mujorin e 2020 janë 102. Nga pikëpamja statistikore është viti më mirë“, u shpreh Çuçi.




