Friday, March 27, 2026
Ballina Aktualitet Shuhet ëndrra e Shqipërisë për Botërorin 2026, kuqezinjtë humbin me rezultatin 2-1...

Shuhet ëndrra e Shqipërisë për Botërorin 2026, kuqezinjtë humbin me rezultatin 2-1 ndaj Polonisë

0
12

Është mbyllur mbrëmjen e djeshme ëndrra e madhe e Shqipërisë për të marrë pjesë në Botërorin 2026 në Amerikë, Meksikë dhe Kanada, pas humbjes në Poloni.

Polakët përmbysën ndeshjen 2-1, pasi u gjetën në disavantazh në pjesën e parë pas golit të Arbër Hoxhës në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë, ata morën frenat e lojës në dorë, duke gjetur golin e barazimit me anë të Robert Lewandowskit në minutën e 63-të dhe më pas avantazhin me Piotr Zielinskin në minutën e 73′, duke i dhënë fund ëndrrës së kuqezinjve. Ndeshja u luajt në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë dhe ishte e vlevshme për play-off-in për Botërorin 2026 ku Shqipëria luante për herë të parë në fazën “play-off”.

Zjarr Tv Ad