Thursday, April 23, 2026
Ballina Aktualitet Si ka mundësi që një doktore shkencash trysnohet nga Rama? Gjuzi debaton...

Si ka mundësi që një doktore shkencash trysnohet nga Rama? Gjuzi debaton ashpër me Vasilika Hysin në Kuvend

0
190

Gjatë fjalës në seancën e sotme parlamentare deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi, pati një debat me nënkryetaren e Kuvendit Vasilika Hysin. Gjuzi i kërkoi socialistes të pranonte publikisht presionin e bërë nga kryeministri Rama për t’u vetëdorëhequr në mënyrë që të mos përfshihej në listën e kandidatëve për deputetë.

Nga ana tjetër Vasilika Hysi, u shpreh se nuk ka patur asnjë lloj presioni dhe ky është një zgjedhje familjare.

Gjuzi: Si ka mundësi nënkryetarja e Parlamentit profesore-doktore e shkencave, trysnohet dhe nuk është në listat e Rilindjes?! Dhe më mirë që nuk është!

Hysi: Faleminderit Gjuzi por do ju lutesha që të tërhiqnit fjalën mbrapsht. Njerëzit vendosin vetë për zgjedhjet e tyre. Nuk kam asnjë trysni, është zgjedhje e familjes time, është zgjedhje personale. Ju burrat duhet të tregoni se sa i keni respektuar gratë dhe vajzat dhe zgjedhjet e tyre.

Zjarr Tv Ad