Monday, April 20, 2026
Ballina Kuriozitete Si mund ta ndihmoni fëmijën ta balancojë kohën para ekranit me gjumë...

Si mund ta ndihmoni fëmijën ta balancojë kohën para ekranit me gjumë të shëndetshëm

0
49

Shumica e fëmijëve nuk janë duke bërë gjumë të mjaftueshëm këto ditë. Madje as të rriturit, por ky është faji jonë – ne jemi të rritur.

Një prej shkaktarëve kryesorë se përse fëmijët po kanë mungesë gjumi janë pajisjet elektronike, ndërkaq mungesa e gjumit ka efekte negative në disponimin e fëmijës, në performancën akademike në shkollë, në zhvillimin fizik, si dhe në shëndetin mendor. Por, nëse fëmija juaj ka probleme ta balancojë kohën që e shpenzon para ekranit dhe gjumin e shëndetshëm, si mund tan ndihmoni ju?

Sigurohuni se koha me familjen, detyrat e shkollës dhe të shtëpisë janë primare

Brenda limiteve të arsyeshme, përdorimi i pajisjeve elektronike nuk është problem i madh dhe mund të ketë efekt pozitiv.

Fëmijët madje mund të mësojnë shumë gjëra duke luajtur video-lojëra ose duke shikuar video edukative, por edhe t’i forcojnë aftësitë komunikuese përmes shkëmbimit të mesazheve në internet.

Megjithatë, para video-lojërave, YouTube-s apo Instagram-it gjithmonë duhet të jenë detyrat e shkollës, detyrat e shtëpisë (p.sh. pastrimi i dhomës) dhe koha që e shpenzon fëmija me familjen.  Koha e shpenzuar para ekranit duhet të trajtohet si privilegj.

 

Zjarr Tv Ad