Situata në Kakavijë, reagon për herë të parë Rama: Jemi në komunikim me palën greke

0
34

Situata në pikën kufitare të Kalimit në Kakavijë sa vjen dhe po rëndohet, ditën e djeshme dhe ditën e sotme pamë pamje dramatike të qytetarëve që presin në radhë, radhë e krijuar për shkak se shqiptarët po mundohen të ikin përpara datës 16 gusht, pasi në të kundërt detyrohen të karantinohen për 7 ditë.

Kryeministri i vendit, Z. Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë situatë dramatike ku me mijëra shqiptarë po sfliten orej 4 ditësh:

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi! Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad