Friday, April 17, 2026
Ballina Aktualitet “Sot për familjen tonë të madhe është ditë zie”, Basha dhe Bardhi...

“Sot për familjen tonë të madhe është ditë zie”, Basha dhe Bardhi reagojnë për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit

0
135

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha dhe deputeti i PD, Gazment Bardhi kanë reaguar për ndarjen nga jeta të ish presidentit Bujar Nishani. Nëpërmjet postimeve në rrjetet e tyre sociale, ata kanë shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve të tij.

Postimi i Plotë i Lulzim Bashës:

Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!

Postimi i Plotë nga Gazment Bardhi:

Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie. Ndarja e parakohshme nga jeta e Presidentit Bujar Nishani na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!

Zjarr Tv Ad