Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Sali Berisha zbulon skenarët

0
0

Pak orë para nisjes së protestës së Partisë Demokratike para kryeministrisë, Sali Berisha ka zbuluar në një deklaratë për mediat nga selia blu, skenarët e tubimit nga demokratët.

Berisha tha se skenari i protestës është skenari i një kryengritjeje të fuqishme paqësore. Ai theksoi se janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim vlerat e përbashkëta që njerëzit e lirë ndajnë në Shqipëri dhe në botë.

“Skenari i protestës është skenari i një kryengritjeje të fuqishme paqësore, që do të përcillet sot më shumë se kurrë në vatrat e të gjithë shqiptarëve, por edhe në Bruksel, SHBA dhe qendra të tjera kryesore, për të dëshmuar se ne nuk mposhtemi kurrë nga një narkokraci dhe se jemi të vendosur të mbrojmë me çdo çmim vlerat e përbashkëta që njerëzit e lirë ndajnë në Shqipëri dhe në botë”, tha ai.

Berisha shtoi se skenari i sotëm zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe pas inicimit të fazës tjetër nga Edi Rama.

“Skenari i sotëm zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe pas inicimit të fazës tjetër nga Edi Rama. Ai zhvillohet gjithashtu pas “kartonit të zi” që iu nxor në Bruksel një njeriu që, për të mbuluar vjedhjet e tij, është i gatshëm t’i vërë flakën një procesi aq jetik sa integrimi në BE, ëndrra më fisnike e shumë brezave, për Shqipërinë zonjë në Europë”, u shpreh kryedemokrati.

Zjarr Tv Ad