Sot tubimi i Presidentit kundër “grushtit të shtetit”: Reflektim për një Besëlidhje të re

0
29

Sot, në orën 17:00 mbahet tubimi i thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, që siç argumenton ai, ka synim çmontimin e grushtit të shtetit.

Tubimi do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa pritet të ketë pjesëmarrje jo vetëm nga Shqipëria.

Edhe sot kreu i shtetit, në një postin në Facebook thotë se duhet të reflektojmë për një Besëlidhje të re, përballë një rreziku të ri pushtimi.

“Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë.

Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!

Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!

Mirësevjen BESËLIDHJA E RE me Pranverën Kuqezi!”

Prej ditësh, kreu i shtetit ka publikuar videomesazhe nga bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë shprehur se do të marin pjesë në tubimin e Kreut të Shtetit në mbrojtje të Kushtetutës.

Edhe partitë politike opozitare, krerët e tyre, pritet të jenë në tubim, pavarësisht se ata pritet të mos flasin.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar fakte të reja, që sipas tij vërtetojnë tentativën për “grusht shtetit” nga mazhoranca. Meta e ka akuzuar qeverinë se ka tentuar të përvetësojë kompetencat e Presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetute.

Zjarr Tv Ad