Spiropali tallet me Dëshmorët/ Gazetarët e ironizojnë atë…

0
73

Ministrja socialiste Elisa Spiropali ka ironizuar presidentin Ilir Meta për dekoratat që ai po shpërndan, duke e quajtur “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” për shkak se dekoron ata që kanë vdekur para 100 vitesh.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i analistëve në studion e “Opinion”, të cilët i kanë thënë ministres, që të mos flasë në atë mënyrë, pasi ata kanë dhënë jetën për atdheun.

Edhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, i ka kërkuar Spiropalit që të bëjë kujdes me ato që thotë.

“Unë kam kritikat e mia për luftën, por ata kanë rënë dëshmorë”, tha Fevziu, ndërkohë që me ironi, i është përgjigjur një nga gazetarët, duke u shprehur: “Epo dëshmorët dekorata mund të marrin, se tendera nuk marrin dot”.

Zjarr Tv Ad