Statistikat e transportit, tetor 2018

0
83

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin tetor 2018 është 338 mijë ton, duke u ulur 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në dhjetëmujorin 2018, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.238 mijë ton, duke u ulur me 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.830 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 8,9 % krahasuar me tetor 2017. Për dhjetëmujorin 2018, ky volum është 16.255 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 20,3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vtit 2017. Tab. 1 Transporti i mallrave me det, hekurudhë dhe ajër

 

Në muajin tetor 2018, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 205 ton duke u rritur 5,1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në dhjetëmujorin 2018, me ajër janë transportuar 1.806 ton mallra duke u ulur 2,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2017. Numri i fluturimeve të kryera, në Tetor 2018, është 1.912 duke shënuar një ulje me 7,2 %, ndaj Tetor 2017.

Në dhjetëmujorin 2018, janë kryer 21.752 fluturime, duke u rritur me 6,1 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në tetor 2018 është 86.698 pasagjerë, krahasuar me Tetor 2017, ky tregues është ulur 3,4 %. Në dhjetëmujorin 2018, kanë udhëtuar me linjë detare 1.397.745 pasagjerë, duke u rritur me 1,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin tetor 2018, transporti ajror i pasagjerëve zë 71,4 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në dhjetëmujorin 2018 është 2.518.234 duke u rritur me 13,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tab.3Transporti i pasagjerëve sipas mënyrës së udhëtimit

 

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit, tetor  2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 88 mld lekë dhe 53,1 % e tyre u transportua me det. Në dhjetëmojurin 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 787 mld lekë dhe 53,9 % e tyre u transportua me det.

 

Eksportet e mallrave tetor 2018, mallrat e eksportuara me det zënë 60,5 %, me rrugë 38,4 % dhe me ajër 0,3 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në tetor 2018, janë rritur me 19,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në dhjetëmojurin 2018, mallrat e eksportuara me det zënë 58,8 %, me rrugë 36,1 % dhe me ajër 0,6 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në dhjetëmojurin 2018, janë rritur me 16,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

 

Zjarr Tv Ad