Saturday, August 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Stuhia ka goditur Shqipërinë, ja kur do të kemi ndërpreje të rreshjeve

Stuhia ka goditur Shqipërinë, ja kur do të kemi ndërpreje të rreshjeve

0
55

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale kthjellimesh, keto kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në mëngjes e më pas gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor. Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Zjarr Tv Ad