Sulmet kibernetike, përfundon pas 2 orësh mbledhja e Këshillit të Sigurisë

0
46

Ditën e sotme presidenti Begaj ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ku në fokus kanë qenë sulmet kibernetike të Iranit. Pas më shumë se 2 orësh ka përfunduar edhe kjo mbledhje.

Mësohet se në mbledhje kanë qenë: Arben Kingji, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, kryeministri Edi Rama, ministrja e jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ministrat Peleshi, Ibrahimaj dhe Krifca, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, kreu i komisionit të sigurisë Nasip Naço, Kryeprokurori Olsian Çela, Mirlinda Karcanaj nga AKSHI.

Po ashtu ne mbledhje kane qenë Zv.Drejtori i SHISH dhe Dr. i Policisë së shtetit. Të vetmit që nuk ishin në mbledhje ishin dy ministrat: Bledi Çuçi dhe Ulsi Manja.

Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë.

Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani qëndronte mbrapa sulmit. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht.

Zjarr Tv Ad