Sulmet në Sri Lanka, motra e organizatorit tmerrohet nga e vërteta

0
68

Nëna e dy fëmijëve në qytetin bregdetar të Sri Lankës është shumë e zhgënjyer prej vëllait të saj, i cili dyshohet se organizoi sulmet terroriste.

Mohammad Hashim Madaniya zbuloi se vëllai Zahram Hashim është një prej autorëve të sulmeve në kishat e hotelet në Sri Lanka që shkaktuan vdekjen e më shumë se 350 personave.

Ajo thotë se është e tmerruar nga ajo që ka ndodhur dhe ka frikë për atë që do vijë më vonë. Mohammad ka dhënë dëshminë për policinë, por nuk po hetohet si e dyshuar.

Nuk dihet ende nëse Zahram Hashim, i cili akuzohet si organizatori i sulmeve është gjallë apo vdekur.

 

Zjarr Tv Ad