‘Sulmi ndaj Vokshit dhe Kokalarit’/ Alibeaj prezanton zonjat e Bashës: Janë militante, i përdorim për fushata

0
78

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar për publikun dy zonjat mbështetëse të Bashës, të cilat kanë sulmuar deputeten Albana Vokshi dhe anëtaren e Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari, në selinë e demokratëve. I ftuar në ‘Open’, Alibeaj tha se të dyja zonjat që u përplasën me Kokalarin i njeh, duke i cilësuar ato si militante të PD-së.

Sipas Alibeaj, të dyja gratë nuk kanë marrë asnjë gjë nga kjo parti, duke shtuar se i përdorin ato për fushata dhe protesta.

Alibeaj: Të dyja ato zonjat unë i njoh, edhe Dritën, edhe Violetën. Ju tregoj edhe historitë e tyre të dhimbshme, të Dritës, ka kaq kohë militante e PD-së që s’ka marrë asgjë nga kjo parti, që vetëm sa herë e thërrasim ne në fushata, në protesta, kudo, është e para që vjen. E njëjta gjë edhe me Violetën. Një njeri që s’ka asgjë në familjen e vet, varfëria e ka mbuluar kudo. Militantët, ata që ne i përdorim nëpër fushata, u ledhatojmë supet, ndërkohë i krijojmë këtë lloj keqkuptimi të madh.

Zjarr Tv Ad