Deputetja Jorida Tabaku, njëkohësisht kryetare e Këshillit për Integrimin Europian ka përshëndetur sot vendimin e Parlamentit Europian për miratimin e rezolutës për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Megjithatë Tabaku u shpreh se raporti përmban një sërë shqetësimesh kryesisht ato që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe mungesën e vullnetit të qeverisë shqiptare, siç u shpreh ajo.
Deklarata e Tabakut:
Përshëndes rezolutën e miratuar dje në Parlamentin Europian, është një tregues i qartë i vullnetit europian për të mbështetur integrimin e Shqipërisë. Por e gjitha mbetet në dorë të qeverisë shqiptare. Kemi tre vite që dëgjojmë justufikimin e vetos bullgare. Ligjvënësit europianë njohin faktin që duhet kunder korrupsioni, ngrenë shqetësimin për agjencinë e mediave të krijuar. Shprehin me shqetësim faktin që Shqipëria ka rënë me 27 vende për sa i përket indeksit të korrupsionit.
Kërkojnë që ndryshimet për rregullat zgjedhore të ndryshohen dhe të miratohen nga të gjitha palët politike. Shprehin shqetësim për pastrimin e parave. Është një rezolutë e gjatë që ka shqetësime të të gjitha fushave. Dhe dua t’ju informoj që si kryetare e Këshillit të Integrimit do të nis dëgjesat deri sa të jetë konferenca e parë. Qeveria shqiptare është totalisht e paangazhuar për këtë proces. Nuk besoj se duhet të jenë të ndara, pak vite më parë Shqipëria penalizoi Maqedoninë e Veriut. Ne kemi qenë në të njëjtin grup me Malin e Zi më parë.
Për mua nuk ka debat më të rëndësishëm se ai që duhet të ndodhë për zgjedhjet. PD duhet menjëherë t’i depozitojë anëtarët e komisioneve si një çështje prioritare për zgjedhjet e ardhshme lokale apo qendrore.




