Sunday, April 12, 2026
Ballina Aktualitet Takimi mes dy liderëve, zbulohet data dhe vendi ku Vladimir Putin do...

Takimi mes dy liderëve, zbulohet data dhe vendi ku Vladimir Putin do të presë Joe Biden

0
32

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin pritet të takohen në Gjenevë muajin e ardhshëm.

Takimi pritet të zhvillohet në 16 qershor, kur Biden dhe Putin kanë planifikuar të diskutojnë çështje si Irani, çështjet bërthamore të Koresë së Veriut, Siria, Arktiku, stabiliteti strategjik, kontrolli i armëve, ndryshimi i klimës, COVID-19 dhe shumë çështje të tjera.

Biden pritet të zhvillojë takimin me Putin pasi të jetë takuar me aleatët e G-7, në mënyrë që ai të kuptojë shqetësimet dhe perspektivat e tyre për Rusinë.

Zjarr Tv Ad