Thursday, April 23, 2026
Ballina Aktualitet “Të fal vilën time me një shampo brenda”, Bushati “përplaset” me Mërtitin...

“Të fal vilën time me një shampo brenda”, Bushati “përplaset” me Mërtitin për çështjen e vettingut: Shko merr ndonjë lekë te PD!

0
73

Çështja e votimit të zgjatjes për organet e vettingut u shoqërua me debate të ashpra mbrëmjen e djeshme, teksa analistët në panelin e “Open” u përplasën me njëri-tjetrin.

Në një moment debati mes analistit Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri degradoi deri në fyerje dhe ofendime mes tyre.

Pjesë nga debati:

Bushati: Shko merr ndonjë lek te PD

Mërtiri: Unë e di nivelin tënd o Bushat

Bushati: Po ti rri te parkingu i PD-së, ik merr ndonjë lek aty o ditëzi!

Mërtiri: Ti je zar i Berishës, e hiqesh sikur je kundërshtar i tij

Bushati: Ti i thua më jepni ca lekë për shampo, o ditëzi

Mërtiri: Këto para që thua ti, kjo është e turpshme, ti nuk ke fakte

Bushati: Të fal vilën time me gjithë një shishe shampo brenda.

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 118 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim për zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut deri në vitin 2024.

Zjarr Tv Ad