Të gjitha mostrat e vezëve në Elbasan me salmonelë/ Resuli ngre alarmin, përgjegjësia bie mbi AKU

0
3

Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar Ervin Resuli ka bërë publik rezultatin e analizave laboratorike për prezencën e Salmonella spp. në mostra vezësh marrë nga kopshti i fëmijëve në Gramsh.

Në datë 29.05.2025, ISUV publikoi rezultatet zyrtare për analizat mikrobiologjike të kryera mbi 5 kampione vezësh të marra zyrtarisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), rajoni Elbasan. Të gjitha kampionet kanë rezultuar pozitive për prezencën e bakterit Salmonella spp., sipas standardit ndërkombëtar ISO 6579-1:2017.

Ky rezultat është alarmant dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, veçanërisht në rastet kur produkti konsumohet pa përpunim të duhur termik. Prania e Salmonella spp. në vezë mund të shkaktojë sëmundje akute gastrointestinale tek konsumatorët, me pasoja serioze për grupet më të ndjeshme të popullatës (fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna, persona me imunitet të ulët).

Resuli rekomandon që të merren disa masa ndërsa thekson se përgjegjësia bie mbi AKU për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

“Mbi rezultatin e analizave laboratorike për prezencën e Salmonella spp. në mostra vezësh marrë nga  kopeshti i femijeve ne Gramsh.

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve dhe publikut mbi rastin e analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), sqarojmë si më poshtë:

Në datë 29.05.2025, ISUV publikoi rezultatet zyrtare për analizat mikrobiologjike të kryera mbi 5 kampione vezësh të marra zyrtarisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), rajoni Elbasan. Të gjitha kampionet kanë rezultuar pozitive për prezencën e bakterit Salmonella spp., sipas standardit ndërkombëtar ISO 6579-1:2017.

Ky rezultat është alarmant dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, veçanërisht në rastet kur produkti konsumohet pa përpunim të duhur termik. Prania e Salmonella spp. në vezë mund të shkaktojë sëmundje akute gastrointestinale tek konsumatorët, me pasoja serioze për grupet më të ndjeshme të popullatës (fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna, persona me imunitet të ulët).

Bazuar në këtë situatë, rekomandojmë që:

Të ndërmerren menjëherë masa për ndalimin e tregtimit të këtij produkti.

Të gjurmohet dhe izolohet loti i vezëve të kontaminuara.

Të kryhet një kontroll sanitar-veterinar i plotë në fermën ose subjektin që ka prodhuar ose shpërndarë produktin.

Të njoftohet konsumatori dhe të garantohet asgjësimi i produktit të pasigurt, sipas procedurave ligjore.

Përgjegjesia bie mbi AKU për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit”, shkruan Resuli në reagimin e tij.

Zjarr Tv Ad