Monday, July 13, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Të pranishëm në Kuvend dhe bojkot, opozita me dy qëndrime për Bajram...

Të pranishëm në Kuvend dhe bojkot, opozita me dy qëndrime për Bajram Begajn

0
115
Zjarr Televizion Adccccc

Në Kuvend në orën 18: 00 do votohet për kandidatin për president, Bajram Begaj.

Duhet se edhe këtë herë opozita në këtë proces do të jetë e përçarë, pasi deputetët që mbështesin Sali Berishën do të marrin pjesë në Kuvend, ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt do ta bojkotojë.

Bëhet me dije se Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj dhe Saimir Korreshi nuk do të jenë të pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve që do të nisë në orën 16:00, dhe ku do të shqyrtohet kandidatura e Bajram Begajt për president, ndërkohë që Oerd Bylykbashi ka deklaruar se do të jetë pjesë e mbledhjes.

Nga ana tjetër Sali Berisha, dhe deputetët që e mbështesin kanë deklaruar se do të jenë të pranishëm në seancën e sotme në Kuvend, për të kundërshtuar me votë Begajn.

Zjarr Tv Ad