Me rastin e 1 Prillit, e njohur ndryshe si “Dita e Gënjeshtrave”, disa të rinj të lëvizjes “Reago”, kanë gjetur një mënyrë origjinale për të protestuar ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe betonizimit të kryeqytetit. Në shenjë simbolike, ata kanë paraqitur një pemë, e cila në vend të frutave jep pallate.
Duke ironizuar me premtimin e Veliajt të bërë gjatë fushatës elektorale të vitit 2015, ku deklaronte se nuk do të lejojë që të njihet si kryebashkiaku i kullave, por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, Bashkia e Tiranës, nga 2015 deri në 2018, ka dhënë plot 800 leje ndërtimi.
DEKLARATA E PLOTË:
Propaganda eshte nje mjet i domosdoshem ne duart e pushtetareve per te bere te keqen te duket te mire dhe te zezen te duket e bardhe.
Une sot jam 22 vjec dhe kam kam degjuar mjaftueshem premtime elektorale per gjelberimin e qytetit, mbjelljen e pemeve e per mbrojtjen e mjedisit.
Populli thote “te thenen nga e bera e ndan nje det i tere”.
E ne fakt ne Shqiperine tone te dashur nuk i ndan nje det, por i ndan nje oqean.
Premtojne peme e lulezojne kulla!
Ky eshte realiteti i hidhur shqiptar sot!
Ju prezantoj me pemen e se ardhmes. Kjo eshte pema me e vertete qe kemi pare ndonjehere!
Ne fakt kjo eshte pema qe mbillet cdo dite ne Tirane!
Cdo dite shohim ne tv lajme e reklama te bukura qe mbillen peme neper rruge e parqe por asnjeri nuk e pa ndonjehere ne media rrethimin me llamarani te shume shesheve dhe aty si kerpudhe pas shiut na del nje ndertese shumekateshe.
E drejte ne fakt sepse ky realitet eshte per tu shijuar live,eshte per tu jetuar cdo dite teksa ne ato lulishtet e bukura te televizionit ,ecen lehte mbi beton (bari cuditerisht eshte zhdukur)duke thithur ajrin e pasur me pluhur e duke u mbushur mushkerite me shumellojshmeri gazesh te rrezikshme.




