Wednesday, April 8, 2026
Ballina Aktualitet Të shtënat me armë në Tiranë, polici vetëplagoset brenda Benzit, në vendngjarje...

Të shtënat me armë në Tiranë, polici vetëplagoset brenda Benzit, në vendngjarje dhe Tonin Vocaj

0
124

Të shtëna me armë zjarri raportohen pasditen e kësaj të hëne në Tiranë, pranë shkollës “Eqerem Çabej”. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” dhe rrethanat e saj nuk dihen ende.

Shërbimet e Policisë së Tiranës kanë shkuar në vendngjarje. Madje i pranishëm atje është dhe vetë kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj. Siç shihet, ngjarja ka ndodhur brenda një makine të parkuar në parkimin e Pediatrisë.

Në këtë mjet Mercedes Benz, një punonjës i Policisë së Burgjeve është vetëplagosur me armë zjarri, dyshohet arma e shërbimit. Nuk dihet nëse arma ka bërë qitje të pavullnetëshme apo polici ka qëlluar veten.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.

47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad