Monday, April 20, 2026
Ballina Rajoni Tërhiqet Kosova, qytetarëve të Shqipërisë dhe Luginës nuk do t’u kërkohet testi...

Tërhiqet Kosova, qytetarëve të Shqipërisë dhe Luginës nuk do t’u kërkohet testi për Covid-19

0
44

Kosova tërheq masat e marra ndaj shqiptarëve. Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka sqaruar se qytetarët e Shqipërisë dhe të Luginës së Preshevës nuk do t’u kërkohet testi për Covid-19 me rastin e hyrjes në Kosovë. Këtë lajm Zemaj e bëri përmes një statusi në Facebook, ku ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. “Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19.Vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit, si rrjedhojë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës. Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve” shkruan ai në facebook.

Zjarr Tv Ad