Tërmetet në juglindje të vendit/ 12 shtëpi të dëmtuara në Qafëzezë

0
9

 

Pas lëkundjeve të njëpasnjëshme të tërmeteve në juglindje të vendit janë publikuar edhe të dhënat e para të dëmeve në banesat e kësaj zone.

Sipas News 24, në fshatin Qafëzezë është konfirmuar se deri tani rreth 12 shtëpi të dëmtuara më herët (tërmeti me 1 qershor) kanë pësuar sërish dëme.

Të dhënat e banorëve janë hedhur poshtë nga prefekti i qarkut të Korçës, i cili tha se nga tërmeti i pasdites së sotme nuk është shënuar asnjë dëm.

Banorët e Korçës dhe të zonave përreth kanë dalë në rrugë të frikësuar nga lëkundjet e forta të tërmetit, por fatmirësisht deri tani nuk është raportuar për dëme në njerëz.

 

Zjarr Tv Ad