Prej javësh të tëra, eksponentë të Partisë Demokratike dhe opozitës gjenden përballë presioneve të qeverisë dhe policisë së shtetit, që shpeshherë merr formën e një policie politike.
Një prej qarqeve më të sulmuara është Shkodra, aty ku ish-deputetë dhe jo vetëm janë shantazhuar dhe arrestuar nga policia.
Përveç ish deputetit Bardh Spahia, edhe kreu i FRPD Shkodër Arvit Bushati vijon të përballet me presionet politike të policisë.
Edhe sot ai është thirrur në ambientet e Drejtorisë së Policisë Shkodër për të dhënë deklaratën e tij lidhur me ngjarjet e para 30 qershorit.
Por përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shprehet se, nuk ka një rast të dytë në botë ku përfaqësues të opoziës të gjenden kaq shpesh përballë policisë politike.
Postimi i plotë i Arvit Bushatit:
Nga njoftimi qe mora dje, sot jam thirrur ne ambientet e Drejtorise se policise Qarkut Shkoder, per te dhene deklaraten time ne lidhje me situaten dhe ngjarjet qe percollen qershorin dhe kulmuan me daten 30.
Nuk besoj te kete nje rast te dyte kudo ne bote qe perfaqesuesit e opozites te gjenden kaq shpesh perballe policise politike dhe formave te presionit.
Lufta ne te cilen jemi eshte edhe me e madhe se qenia jone dhe beteja qe po bejme me se shumti do i sherbeje kombit dhe te ardhmes.




