Thumbi i Elisës për Skënderbeun

0
0

Elisa Spiropali ka shfrytëzuar një përplasje me opozitën dhe sidomos me Berishën për ti dërguar një mesazh Edi Ramës se është e pakënaqur me shkarkimin e saj si ministre e Jashtme. Në ditën kur në Kuvend po votoheshin anëtarët e rinj të kabinetit, ajo nuk e ka përmbajtur dot veten karshi heroit të saj kombëtar. Duke shfrytëzuar një replikë me Belind Këlliçin, ajo nënvizoi se e vetmja gjë për të cilën ndjente keqardhje ishte fakti se shkarkimin e saj e paratha Berisha.

Çdo detyrë këtu në Kuvendin e Shqipërisë është nder i madh. Jam e qartë, jam e qetë, e vetmja keq për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjala, për asgjë tjetër”, tha Spiropali. 

Për të dekriptuar fjalët e saj duhet ditur pak konteksti. 2-3 javë para se Elisa të linte postin në koridoret e politikës përflitej betimi i Belinda Ballukut se nuk iki nga posti pa tërhequr zvarrë dhe Spiropalin. Aq e përhapur qe kjo, sa me sa duket mbërriti deri në veshët e Berishës, i cili si zakonisht e plasi publikisht.

Dhe duke e rikthyer në vëmendje këtë fabul ish-ministrja e Jashtme do t’i kujtojë Skënderbeut të saj, jo vetëm faktin se e sakrifikoi për Belën por edhe prerjen në besë, se ajo nuk dinte gjë për një vendim që kishte mbërritur deri në veshët e Saliut.

Sikur donte të lëvizte edhe më gishtin në plagë, Berisha e përforcoi gjatë debatit në kuvend pistën Balluku:

“Je viktima më e parëndësishme  e Lubisë dhe më e merituara në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korbë e zezë, ti na vije si nuse e veshur me të bardha. Po pse ca kujton ti se hante bar Lubia? E ke nga vetja jote. Jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoje se tani do bëheshe ti zv.kryeministre. Nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra kloni i lubisë. Ke problem të madh në shkenca. Për Berishën, Rama të lartësonte njësoj si këtë klonin e Lubisë. More përpjetë, iku Lubia, unë do jem Lubia juaj u thoshte. Të dhanë atë që meritove”, tha Berisha./Lapsi.al 

Zjarr Tv Ad