Tirana goditet nga stuhia, reshje shiu dhe erë e fortë në kryeqytet

0
25

Kryeqyteti është goditur mesditën e sotme nga një stuhie e fortë ere dhe shiu. 

Në pak sekonda moti mori kthesë ndërsa gjithçka nisi me një erë të fortë, e cila u pasua me shkarkime të reshjeve të shiut me intensitet të lartë. 

Në Kavajë, një plep u rrëzua në rrugë për shkak të erës së fortë duke paralizuar trafikun.

Reshjet e shiut dhe era e fortë përfshinë edhe kryeqytetin, ku raportohet po ashtu për pemë të rrëzuara e dëme materiale në biznese, por edhe trafik të rënduar.

Meteorologët kanë parashikuar reshje të dendura kryesisht në qarkun e Durrësit dhe Lezhës. Ndërsa, në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata, ndërsa temperaturat nuk do t’i kalojnë 28 gradë Celsius.

Nisur nga këto parashikime, Bashkitë Vlorë dhe Tiranë u kanë bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos parkojnë mjetet në zonat që kanë rrezik për përmbytje.

Për shkak të përkeqësimit të motit, edhe Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të mos udhëtojnë me shpejtësi.

Zjarr Tv Ad