Është dëmtuar rrjeti elektrik në “Rrugën e Elbasanit” në kryeqytet.
Gjatë punimeve për hapjen e kolektorit në këtë aks rrugor u dëmtua kabulli, tension i mesëm 20kV fideri L16.
Si pasojë e dëmtimit kanë mbetur pa energji elektrike zonat rreth “Rrugës së Elbasanit”, fakulteteve, etj.
OSHEE po punon për riparimin e rrjetit.




